Babë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi shisnin në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri.
Të arrestuarit sipas policisë janë 65-vjeçari Kadri Forgali dhe 35-vjeçarin Klevis Forgali.
Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy personave, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se babë e bir reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedhat duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...