Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill tha sot se Kosova do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe se kjo sipas tij do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin.
Siç shkruan mediumi serb Tanjug, as Hill nuk është i njohur me të gjitha detajet, transmeton Arbresh.info.
Hill shtoi se duhet të arrihet progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, formimin e Asociacionit dhe vazhdimin e dialogut.
“Sekretari ynë i Shtetit, Anthony Blinken, e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që është në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja. Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim busullën tonë dhe drejtim, dhe është formimi i ZSO-së, normalizimi i marrëdhënieve. Është e nevojshme që rajoni i Ballkanit të pajtohet dhe të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe integrimeve euroatlantike”, tha Hill.
Shkodra Elektronike, e 8-ta në Eurovision
Shqipëria grumbullon 38 pikë pas votave të jurive
“Zjerm” në Eurovision, Shkodra Elektronike e “kallë” skenën
E keni parë këtë pajisje në Suharekë? Muharremaj tregon për ...
Jo të gjithë flasin me zemër në fillim… Sidomos këto tri she...
Qentë nuk janë naivë – dinë si të na mashtrojnë për atë që d...