Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në CNN për forcat policore të Kosovës që po gjenden në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Kurti ka deklaruar se përderisa ka grupe kriminale jashtë ndërtesave të komunave, do të ketë edhe forca policore të Kosovës, madje, në numër të shtuar.
“Policia duhet të jetë si në çdo komunë tjerë e pranishme edhe në komunat veriore. Nuk mund të kem vetëm një numër të policëve jashtë (ndërtesave të komunave) të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe të krijojnë siguri, kur ka numër të madh të shtuar të grupeve kriminale dhe strukturave paralele të Serbisë në atë zonë”, ka deklaruar Kurti.
ka deklaruar se e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 23 prillit në veri të Kosovës.
Në intervistë, Kurti ka insistuar në qëndrimin e tij, teksa ka thënë se nuk e dorëzon Kosovën para regjimit fashist serb.
“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët?”, ka pyetur Kurti.
“Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike për shkak të një regjimi fashist”, ka vazhduar ai.
Tutje, i pari i Qeverisë ka theksuar se shteti serb po i urdhëron këto protesta të dhunshme në veri dhe po i kontrollon bandat e dhunshme që shfaqen atje.
“Ne kemi shumë video dhe foto që shfaqin milicinë serbe duke qenë pjesë e bandave të dhunshme. Disa nga ta vijnë nga Kosova, por disa edhe nga Serbia. Serbia fqinje është autokraci pro-ruse”, ka thënë ai.
“Ata kanë urdhëruar këtë të ashtuquajtur xhandarmëri, për të shkaktuar trazira në Kosovë”, ka vazhduar Kurti.
Ndër të tjera, Kurti tha se nuk e ka ndërmend ta privilegjojë komunitetin serb në Kosovë.
“Kemi një komunitet serb në Kosovë, që është 5% e popullsisë. Ne duam të jetojmë në një shoqëri multikulturore, por s’duam të kemi një minoritet të privilegjuar, sepse Beogradi do kompenzim për bombardimin nga NATO-ja në kohën e Millshoeviqit”, tha Kurti./Arbresh.info
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...