Situatë të tensionuar vazhdon të jetë në Zveçan, ku grupe të serbëve lokalë – mes tyre disa edhe me maska e kapele – qëndrojnë të tubuar para ndërtesës së komunës.
Kordoni i pjesëtarëve të KFOR-it është vënë në afërsi të objektit, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk shihen aty. Sipas raportimeve, policët e Kosovës janë brenda objektit komunal.
Në Zubin Potok raportohet për situatë më të qetë, edhe pse grupe qytetarësh vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së komunës edhe atje. Ngjashëm është situata edhe në Leposaviq, ku një numër njerëzish u larguan nga protesta./REL
Kurti takoi ish-kryeministrin grek Papandreou
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në komunat e Kosovës në...
4 të lënduar nga zjarri në Koçan kthehen për mjekim në Maqed...
Rizvanolli: Ligji për liberalizimin e tregut të energjisë u ...
Rama në syrin e mediave holandeze: Artisti që sjell liderët ...
Deklarata e Shalës redaktohet për publikun në seancën e Apel...