Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, ka thënë se situate në veri është shumë shqetësuese duke theksuar se askush nuk mund të udhëheq me 2% të votave në një vend.
Cramon ka thënë se Qeveria po rrezikon shumë lidhur me situatën në veri.
“Dua të përmend progresin që ka arritur Kosova viteve t’i fundit. Dua ti uroj qytetarët për heqjen e vizave, aplikimin e saj në KiE. Dua ta përgëzoj Qeverinë për luftimin e korrupsionit. Një ndër pikat kyqe është edhe dialogu me Serbinë. Vizitova veriun dhe isha shumë e shqetësuar. Është një tensionim i situatës. Askush nuk mund të udhëheq me 2% të votave. Për këtë unë kam shkuar vetë për ta parë gjendjen atje. Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë, ata duhet të parashtrojnë pyetje nëse kjo çka po ndodh është formë e mirë e qeverisjes. Dialogu duhet të shërbejë për zgjidhjen e problemeve dhe për paqe.”, tha ajo.



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...