Barcelona sonte do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi për sezonin 2022/23, teksa do të përballet me Mallorcan në “Spotify Camp Nou”.
Do të jetë një rast emocional, pasi Barcelona u thotë lamtumirë dy prej lojtarëve të saj më me ndikim të dekadës së fundit, me Sergio Busquets dhe Jordi Alba që do të luajnë ndeshjet e tyre të fundit para tifozëve të klubit, para se të largohen në verë – transmeton Gazeta Express.
Ndërsa Barcelona nuk ka asgjë për të luajtur në teori pasi kanë fituar titullin e kampionit, katalonasit do të kenë mundësinë të thyejnë një rekord të klubit.
Që nga inaugurimi i “Camp Nou” në vitin 1957, numri më i ulët i golave që “Blaugranët” kanë pësuar si vendas në një sezon të ligës është pesë – që ndodhi në sezoni 1979/80, sipas “Sport”.
Deri më tani këtë sezon, Barcelona ka pranuar vetëm katër gola në 18 ndeshjet e saj në shtëpi (dy kundër Real Sociedad, nga një kundër Espanyol dhe Real Madrid) dhe nëse skuadra e Xavi Hernandez mund të mbajë portën e paprekur kundër Mallorcas, ata do ta thyejnë atë rekord 43-vjeçar.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Mallorcas do të zhvillohet nga ora 19:00.
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...