Bashkimi Evropian (BE) ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e “Programit të BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës”, një iniciativë e rëndësishme që synon forcimin e përafrimit të sektorëve të punëve të brendshme të Kosovës me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Programi, i financuar nga BE-ja, do të zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme Italiane, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme Franceze dhe Policinë Federale të Belgjikës.
Duke filluar nga 1 marsi 2023, Programi i BE-së për Punë të Brendshme në Kosovë do të zbatohet me një buxhet prej 6,5 milionë euro dhe kohëzgjatje prej 40 muajsh. Objektivi kryesor i programit është të promovoj sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore në Kosovë duke lehtësuar ekipet e përbashkëta hetimore dhe duke rritur bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit. Projekti gjithashtu do të ofroj mbështetje operacionale, transferimin e aftësive dhe kompetencave për të përmirësuar efektivitetin e hetimeve në Kosovë, thuhet në komunikatë.
“Ne jemi të kënaqur të lançojmë Programin e BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës, i cili përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në mbështetjen tonë të vazhdueshme për Kosovën. Ky program do të luaj një rol jetik në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe promovimin e sundimit të ligjit”, tha Johannes Madsen, Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia në Kosovë do të jenë përfituesit kryesorë të këtij programi, i cili do të ndjekë procesin e reformave madhore të Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke i përafruar ato me standardet e BE-së. Në bashkëpunim të ngushtë me Eurojust-in, Europolin dhe agjencitë e tjera përkatëse të zbatimit të ligjit të BE-së, projekti do të nxisë krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, duke përmirësuar kapacitetin për hetime ndërkombëtare dhe ndërkufitare.
Për më tepër, Programi i BE-së për Çështjet e Brendshme në Kosovë do të trajtoj fushat kritike të reformës në Kosovë, duke përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe sigurinë kibernetike. Projekti do të ofrojë asistencë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në identifikimin dhe përcaktimin e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane, si dhe mbështetje në zhvillimin e planeve të sigurisë së operatorëve. Gjithashtu, do të bëhen përpjekje për të themeluar një Agjenci të Sigurisë Kibernetike dhe përafrimin e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me standardet e BE-së.
“Lancimi i Programit të BE-së për Çështjet e Brendshme të Kosovës shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sektorit të punëve të brendshme në Kosovë. Përmes këtij programi, ne synojmë të përforcojmë kapacitetet e inteligjencës dhe analizës së policisë, të zbatojmë policimin në komunitet në të gjitha nivelet dhe të përmirësojmë funksionimin kapacitet për hetime ndërkombëtare dhe ndërkufitare”, theksoi Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Programi i BE-së për Çështjet e Brendshme në Kosovë nënvizon përkushtimin e BE-së dhe shteteve të saj anëtare për të bashkëpunuar me Kosovën në arritjen e rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe avancimin e sundimit të ligjit. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga BE-ja, shtetet anëtare dhe institucionet përfituese pasqyrojnë vendosmërinë e përbashkët për të siguruar zbatimin e suksesshëm të programit. /Arbresh.info/

Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës