Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë kroate, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar Kroate.
Ushtarakët e FSK-së ndanë përvojat e tyre në edukim ndaj mjeteve të pashpërthyera duke treguar kështu kapacitetet që ka Kosova në fushën e Deminimit dhe Edukimit për mjetet e rrezikshme.
“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë Kroate, përveç detyrave të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23″ që janë duke realizuar me partnerët në Republikën e Kroacisë, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar Kroate. Ushtarakët tanë ndanë përvojat e tyre në edukim ndaj mjeteve të pashpërthyera duke treguar kështu kapacitetet që ka Kosova në fushën e Deminimit dhe Edukimit për mjetet e rrezikshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.



SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...