Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së këngëtares Tina Turner në moshën 83-vjeçare.
Rama në një status në “Facebook”, ka cituar fjalët e të ndjerës në njërën prej këngëve të saja më të suksesshme.
“You’re simply the best. Better than all the rest…”Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm”, ka shkruar Rama.
Këngëtarja ikonë ka ndërruar jetë sot (e mërkurë) në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të gjatë.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Rollit ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota ka humbur një legjendë muzikore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
lexo edhe:
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit