Shtetasi turk S.O., drejtor i VisaMetric është ndaluar dje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokurorja e Shtetit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.
Po ashtu është bërë e ditur se avokati Flamur Abdullahu ka ushtruar edhe Padi Kolektive, në emër të interesit publik, që atij dhe qytetarët t’iu kthehen paratë që kanë paguar për këtë shërbim.
Ndryshe, ditë më parë Arbresh.info pati raportuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj “VisaMetric” për mos ekzekutim të vendimit të Gjykatës Komerciale, e cila ia kishte ndaluar kësaj kompanie që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për t’u kthyer pasaportat kur ata aplikojnë për viza në Ambasadën gjermane në Kosovë, pagesë kjo në vlerë prej 30 euro./Arbresh.info/
lexo edhe:
“VisaMetric” ua kompenson qytetarëve kthimin e 30 eurove që ua kishte marrë për shërbime postare
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj