Gazetari i mirënjohur suedez me prejardhje shqiptare, Diamant Salihu, është nominuar për çmimin Wallenberg 2023.
“Diamant Salihu – gazetari i mirënjohur suedez me origjinë nga Kosova, nominohet për çmimin Wallenberg 2023. Ky çmim ndahet nga Akademia Raoul Wallenberg. Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në njoftimin e Kosovës në Suedi, raporton Arbresh.info.
Ky çmim u jepet individëve, organizatave dhe komuniteteve, të cilët personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg.
“Çmimi Wallenberg jepet për “individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg”. Ky çmim do të ndahet me 27 gusht 2023”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info/
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...