Stresi ka thënë se është i hapur për bashkëpunime muzikore dhe këtu nuk përjashtohet një duet potencial me Luiz Ejllin.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Mos i bjer me top” të Top Channel, fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ është pyetur se si e mendonte veten përballë fituesit të ‘Big Brother VIP Albania 2’ dhe nëse do të fitonte përballë tij.
“Nuk e kam menduar asnjëherë, sepse… prandaj hyra në Big Brother VIP Kosova se ishte për herë të parë, edhe këtu, nuk do të kisha hyrë kurrë në Shqipëri, e kam deklaruar edhe para shumë kohësh. Këtu jo, sepse këtu jam i qyteti”, është shprehur reperi.
Tutje, Arkimed Lushaj është pyetur nëse do të bënte një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin.
Stresi thotë se nuk e thumboi Luizin për ‘braktisjen’ e Berishës: E kisha me Çiljetën
“Për muzikë, gjithmonë jam i hapur edhe për bashkëpunime. Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika”, ka thënë Stresi duke qartësuar se në rast të bashkëpunimit nuk do të ishte baladë.
Kujtojmë që reperi ditë më parë e ka publikuar duetin me rivalin e dikurshëm Noizy, “Medalioni”, që është duke u pritur shumë mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...