Një protestuese e veshur me një fustan në ngjyrat e flamurit ukrainas organizoi një lloj proteste në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, duke derdhur gjak të rremë mbi veten përpara se të ndërhynte sigurimi.
Në një shfaqje të dukshme mbështetjeje për vendin e shkatërruar nga lufta, e reja e paidentifikuar u mbulua me një substancë të kuqe në premierën e filmit “Acide”.
Gruaja u shfaq në tapetin e kuq përkrah yjeve të mëdhenj me një fustan të gjatë blu dhe të verdhë.

Kjo erdhi pasi presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të pushtuesve rusë të pjesëve të vendit të tij me shkatërrimin në Hiroshima.

Ajo e hodhi ngjyrën e kuqe në mes të tapetit të kuq dhe në të njëjtën kohë u shfaq duke buzëqeshur para kamerave.
Gjatë këtyre 15 muajve, protestuesit në mbarë botën kanë tërhequr rregullisht vëmendjen për gjakderdhjen me të cilën po përballet populli ukrainas.
Protesta e mbrëmjes së djeshme (e diel) në Kanë pa që siguria në Festivalin e mbushur me yje është e madhe, pasi intervenuan menjëherë te gruaja.

Ende nuk është konfirmuar nëse kjo ishte një dënim i pushtimit rus të Ukrainës apo pse u zhvillua në premierën e filmit të regjisorit francez, “Acide”.
Një protestë e ngjashme u organizua nga një ukrainase edhe vitin e kaluar, ku një grua doli në tapetin e kuq për të dërguar një mesazh ndëshkues për veprimin e forcave të Vladimir Putinit.

Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...