Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka akuzuar Qeverinë se po mashtron me deklarimet se “çmimet janë normalizuar”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se rritja po vazhdon dhe përpjekjet për mashtrim dhe propagandë, siç i ka quajtur ai, nuk janë një zgjidhje.
“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje tjetër mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...