Tre të rinj u qëlluan për vdekje në një makinë në Marseille të Francës.
Pesë persona ndodheshin në automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate kur u qëlluan me kallashnikovë, sipas autoriteteve vendase.
Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes si edhe sulmuesit e paidentifikuar.
Makina që transportonte pesë të rinjtë, të gjithë rreth të 20-ave, u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga klubi i natës rreth orës 0500. Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës.
Kjo ngjarje e çon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në Marseille deri më tani këtë vit, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Mediat franceze raportojnë se të pesë personat janë persona të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është mjaft i përhapur.
Hetuesit i thanë mediave franceze se të pestët ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur./abcnews.al
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...