Rep-artisti Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar në policia mbrëmjen e së martës (16 maj) pasi dyshohet se ka kërcënuar një person.
Artisti nga Ferizaj dyshohet se ka kanosur me armë një person, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin që thuhet de kaloi në kërcënime.
Rastin për telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar. Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”, ka thënë Jashari.
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...