Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Korçë – Pogradec, në Qafë Plloçë.
Një mjet është përplasur me një kamion, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona nga mjeti benz, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit.
Sipas të dhënave mësohet se të lënduarit, A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, janë jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të aksidentit është krijuar bllokim i njërit sens të rrugës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për hapjen e rrugës si edhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
“Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit“, njofton policia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...