Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj në Ditën e Çlirimit të Jabllanicës së Dushkajës, tha se liria që e gëzojmë sot është falë luftës së lavdishme të trimave të UÇK-së.
“Për familjet e dëshmorëve që pushojnë këtu, por edhe anembanë vendit, për luftëtarët, veteranët, invalidët dhe të gjithë ata që ndihmuan në lirinë e vendit tonë që ne të jetojmë në liri pas shumë shekujve, këtë e mundësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Haradinaj.
“Luftëtarët e Shqiponjës kanë qenë shumë të zotët. Secili prej tyre meriton që të tregohen zotësitë e tyre luftarake në luftë”, shtoi ai.
Haradinaj tha se ushtria serbe ka ikur e turpëruar nga kjo betejë, duke i lënë aty të gjitha gjërat e tyre, edhe ato personale
“Ndoshta nuk është rastësi që Jabllanica e feston Ditën e Çlirimit në maj. Pra Jabllanica është rimarrë prej forcave serbe nga UÇK-ja, në këtë ditë dhe po në këtë kohë, ka qenë mesditë. Ushtria serbe kanë shënuar një turp të madh, pasi që kanë ikur këmbë dhe i kanë lënë këtu të gjitha pajisjet, edhe ato personale”, tregoi Haradinaj.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...