Është sulmuar shtëpia e Naser Pajazitajt me armë zjarri.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Ai ka thirrur dhe ka thënë se pati të shtëna në kulmin e shtëpisë. Të lënduar nga rasti në fjalë nuk ka, të dëmtuara janë dy tjegulla. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e Prokurorisë Themelore në Pejë. Rast është hapur për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë se me 6 prill të këtij viti Gjykata Supreme, e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës.
Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, kishte marrë vendim, me të cilin ia kishte ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez