Policia e rajonit të Prishtinës, në dy lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj dy veturave dhe disa të dyshuarve, ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj disa armë dhe municion.
Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar:
-Një revole të tipit TT, e kalibrit 7.62 mm,
-Një revole të tipit BERETTA, e kalibrit 7.65 mm,
-Një revole të tipit ZASTAVA, e kalibrit 9 mm,
-Njëzetekatër (24) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe
-Një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Sipas policisë, ndaj të dyshuarave në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”. /Arbresh.info/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari