Vidhen rreth 6 mijë euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

09:13 | 16 Maj 2023
Diellza Gashi

Në Qendrën e Regjistrimit Civil, disa persona të panjohur kanë vjedhur rreth 6 mijë euro, mbushje telefonike 200 euro, pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR në Podujevë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se të hënën është raportuar se në këtë qendër persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme.

Ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, kurse rasti në hetime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale