Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë copë fishek.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 14.05.2023-19:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë , 6 copë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...