Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin social Facebook, ka postuar një fotografi nga selia e Partisë Socialiste, në të cilën shfaqet ekipi i punës, që siç shprehet ai, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale, sa i takon rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë bashkish në të gjithë vendin.
Tutje, Rama me anë të këtij postimi, nuk le pa ironizuar kundërshtarët politikë.
“LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore. Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj e lexojnë me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama./Arbresh.info/
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora