Moska tha të shtunën se Kievi përdori raketa britanike me rreze të gjatë veprimi për të synuar objektet civile në qytetin lindor të Luhansk, duke plagosur gjashtë fëmijë.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se të premten në mbrëmje forcat e armatosura të Ukrainës kishin goditur dy ndërmarrje civile, shkruan The Moscow Times.
“Raketat “Storm Shadow” të Kievit nga Britania e Madhe janë përdorur për sulmin, pavarësisht deklaratave të Londrës se këto armë nuk do të përdoren kundër objektivave civile,” thuhet në një deklaratë.
“Ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan. Civilë u plagosën, duke përfshirë gjashtë fëmijë,” thuhej ndër të tjera.
Mësohet se një avion Sukhoi Su-24 që mbante raketat dhe një avion MiG-29 ishte rrëzuar.
Duke njoftuar se do të dorëzonte armën me goditje të thellë të lëshuar nga ajri, Britania u bë vendi i parë që i dha Kievit armatim me rreze më të gjatë. Rusia e quajti këtë veprim një “hap jashtëzakonisht armiqësor”./abcnews.al/
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...