Mirlind Daku ka bërë një paraqitje fantastike në fitoren e Muras.
Mura triumfoi përballë Goricas me rezultat 4:2.
Daku pa dyshim ishte heroi i ndeshjes, pasi shënoi hat-trick në kuadër të xhiros së 35-të.
Mura ishte duke humbur 1:0, pas golit të Bernard Karrica, derisa Darick Kobie Morris barazoi rezultatin, por Gorica morri përsëri epërsinë me golin e Alen Krajnc.
Daku ishte heroi i ndeshjes me tre gola në pjesën e dytë, për ta fituar ndeshjen.
25-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 53-të, dhe vetëm dy minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë personal.
Hat-trickun e vulosi në minutën e 70.
Ai këtë sezon ka 21 gola në të gjitha garat./Arbresh.info/
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin