Dardan Cena, i cili luan në kategorinë deri në 73 kilogram ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniorë, që po mbahet në Kaunar të Lituanisë.
Ai për të arritur podiumin fitoi 4 ndeshje, derisa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari, britanezin Thomas Jackson dhe, pastaj Cena në çerekfinale mposhti me Ippon vendasin, lituanezin Tadas Calka.
Xhudisti kosovar në gjysmëfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon, britanezin tjetër Eryk Neumann.
Në finale mposhti me Ippon, polakun Adam Kazimierczak dhe u rendit i pari në këtë Kupë.
Sot ka garuar edhe Dëbora Gjakova, por ajo në raundin e parë humbi me Ippon, nga polakja Amelia Konfisz.
Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh dhe në ndeshjen e parë ajo mposhti me Wazaari, britanezen Millie Bayliss.
Në ndeshjen e dytë Gjakova mposhti me Ippon, lituanezen Varvara Kuchar.
Për të bronztën edhe pse e kishte një Wazaari, ajo humbi me Wazaari dhe Ippon, nga polakja, Emilia Wolkowicz./Arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit