Përleshje të shoqëruara edhe me të shtëna me armë zjarri janë raportuar në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë, ku dyshohet për dy të plagosur.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës ,Fadil Gashi.
Gashi ka deklaruar se plagosjet janë nga arma e zjarrit dhe mjeti i mprehtë.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një përleshje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Klinë. Për pasojë, dyshohet se nga përdorimi i armës së zjarrit dhe mjetit të mprehtë kanë pësuar lëndime dy persona”, tha Gashi,
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot