Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, takoi ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Aneksin e Zbatimit nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel dhe ai i 18 marsit në Ohër ndërmjet të dyja shteteve.
Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi theksuan se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë. Gjithashtu, u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes.
Procesi i dialogut do të vijojë me takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve që pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit./Arbresh.info/
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...