Sapo ka përfunduar pjesëmarrjen në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”, kryeministri Albin Kurti, është larguar nga aty.
Ai nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, por është nisur drejt Qeverisë.
Kjo pasi në orën 10:00, është planifikuar që kryeministri Kurti të ketë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.
Ky takim mbahet vetëm një ditë pasi në Kosovë qëndroi emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili sot ndodhet për vizitë në Serbi.
Ai ka njoftuar se me 15 maj (të hënën( në Bruksel do të mbahet takim mes dy kryenegociatorëve, besnik Bislimi të Kosovës dhe Petar Petkoviqit të Serbisë.
Ndërkohë, kryeministri Kurti sot deklaroi se Kosova është për dialog. “Jemi të përkushtuar dhe konstruktiv”,tha ai, gjatë pjesëmarrjes në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”.
Ai u shpreh se takimi i 2 majit përfundoi me një shënim pozitiv ku palët u pajtuan për Deklaratën për të pagjeturit.
“Ne e kemi trajtuar këtë çështje me urgjencë sepse familjet kanë pritur shumë gjatë. Kosova po bën hapat e duhur për rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian”, ka theksuar Kurti./rtk
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...