Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do të qëndrojë sot (e enjte) për vizitë në Kosovë.
Ajo qëndroi një ditë më parë në Serbi, në Kosovë do të ketë takime gjatë pasdites së sotme si dhe të premten, ndërsa diplomatët amerikanë dhe evropianë punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis këtyre dy ish armiqve të kohës së luftës, në një kohë tensionesh të rritura.
Pas takimeve me krerët shtetërorë në Serbi, shefja e USAID-it ka deklaruar se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik por do të sillte përfitime ekonomike.
Power gjithashtu do të takohet edhe në Kosovë me pjesëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës biznesesh, gazetarë dhe të tjerë, duke përfshirë ish-lojtarin serb të NBA-së Vlade Divac dhe sportistë me aftësi të kufizuara.
Ajo do të jetë zyrtari i parë i lartë i qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon, që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis udhëheqësve të dyja vendeve javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që t’i përkushtohen dialogut paqësor.
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...