Është arrestuar një person në fshatin Mazgit i Ulët i Obiliqit nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën si dhe ka shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, njësitet relevante kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mazgit i Ulët, Obiliq 09.05.2023 – 14:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar e me pas edhe ka shtënë me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas