Haradinaj: Nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se Kosova

14:28 | 9 Maj 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinbë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Evropës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se s’ka vend në Evropë që i ndjek idealet e BE-së më shumë se Kosova.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona”, ka shkruar Haradinaj.

Synimi për integrim euro-atlantik, për numrin një të AAK-së është ai për të cilin Kosova është përcaktuar, si kontribuuese e paqes, sigurisë dhe drejtësisë.

“Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës”, tha ai./Arbresh.info