Kina dëboi konsullen e Kanadasë në Shangai, pasi Otava dërgoi në shtëpi një diplomate kineze, të akuzuar për përpjekje për të frikësuar një deputet kanadez.
Të hënën, Kanadaja e shpalli diplomaten kineze, Zhao Wei, “person të padëshirueshëm” dhe e urdhëroi të largohej nga vendi.
Në përgjigje, Kina urdhëroi të martën largimin e Jennifer Lynn Lalondes, diplomate kanadeze në Konsullatën e saj në Shangai.
“Kina rezervon të drejtën edhe për reagime të tjera”, tha përmes një deklarate Pekini zyrtar.
Të dyja diplomatet kanë pesë ditë kohë për t’u larguar nga vendet përkatëse.
Dëbimet paraqesin një përkeqësim të konsiderueshëm në marrëdhëniet midis Otavës dhe Pekinit, pas raporteve për ndërhyrjen e dyshuar politike të Kinës në Kanada.
Kanadaja ka thënë se Kina ka vënë në shënjestër ligjvënësin e saj opozitar, Michael Chong, dhe të afërmit e tij në Hong Kong, pasi Chong ka akuzuar Pekinin për shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas një raporti të inteligjencës kanadeze, i cili ka dalë në gazetën “Globe and Mail”, Zhao është përfshirë në mbledhjen e informacioneve për Chongun, pas kritikave të tij të zëshme ndaj trajtimit që i bën Pekini pakicës së tij ujgure.
Sipas raportit, agjencia e spiunazhit e Kanadasë beson se Kina ka kërkuar detaje për të afërmit e Chongut në Hong Kong, në përpjekje për t’i penguar “pozicionet anti-kineze”.
Të enjten e kaluar, Kanadaja ka thirrur në bisedë ambasadorin e Kinës, për ta informuar se nuk do të tolerojë ndërhyrje në punët e saj./REL/
Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Lutemi që familja të ...
Prindërve të 5-vjeçarit u zgjatet paraburgimi edhe për dy mu...
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...