Istogu ka dominuar në finale për ta fituar Kupën e Kosovës për herë të pestë. Madje gjithë trofetë i ka fituar në gjashtë vjetët e fundit.
Të dielën në Prishtinë, Istogu në finale e mposhti Vushtrrinë me rezultat bindës, 32:21. Istogu ishte bindës edhe në gjysmëfinale ndaj Ferizajt dhe kështu llogaritet favorit edhe për titull të kampionit.
Në finalen ndaj Vushtrrisë, lojtaret istogase nisën herët shkëputjen në rezultat. Në minutën e nëntë rezultati ishte 5:1. Më pas epërsia ka shkuar duke u rritur dhe fitorja e Istogut nuk është rrezikuar asnjëherë.
Albina Rugova ishte më efikasja tek Istogu me shtatë gola. Nga katër i shënuan Dajana Milaniq, Pranvera Ferataj e Dayane Da Rocha. Tri gola i kishte Tainara Luna Goncalves, që u shpall MVP i turneut final të Kupës.
Te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga pesë i kishte Kosovare Avdiu.
Kupën, kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt