Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka përkujtuar dëshmorët e Deçanit të rënë për liri.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sot kur përkujtohen heronjtë dhe martirët nga Komuna e Deçanit, në vendet ku pushojnë ata dhe në takim me familjet e dëshmorëve u bashkuam për të nderuar veprën heroike të luftëtarëve të zotë të UÇK-së, sakrificën e tyre sublime për liri.
Po ashtu ai në përvjetorin e rënies së vëllait të tij të ndjerë Luan Haradinaj, tha se Luani ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke.
“Nderuam veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj dhe Heroin e Kosovës, Gjeneral Major Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies së tij. Nga brezi i luftëtarëve të UÇK-së, Luani ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke”, tha Haradinaj.
“Sot e për mot nderojmë veprën e gjithë luftëtarëve e atdhetarëve shqiptarë nga të gjitha periudhat historike!Vepra e tyre mbetet frymëzim për të gjitha brezat. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...