Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se skuadra e ka vendin në Champions League për t`i sfiduar skuadrat e mëdha.
United, i cili është i katërti në Premier League, është katër pikë përpara Liverpoolit të vendit të pestë me një ndeshje më pak.
Skuadrës së Ten Hag i kanë mbetur edhe pesë ndeshje në ligë, duke filluar me udhëtimin e fundjavës për ndeshjen me West Ham, përpara se të përballen me rivalët e Manchester Cityt, në finalen e FA Cup.
“Ne sezonin e ardhshëm duhet të jemi atje, në Champions League. Ne duam të jemi atje sepse duam të sfidojmë skuadrat më të mira në botë, kështu që ne bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta arritur këtë”, ka thënë holandezi.
Kur të përballet me West Ham United të dielën Ten Hag ka thënë se do të jetë e njëjta skuadër që luajti kundër Brighton & Hove Albion./rtk
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...