F.H., 18-vjecar është arrestuar sot në Gjakovë pasi policia mori informacion se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë.
Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
“Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...
Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër,...