Ambasadori i britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar sot Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.
Përmes një postimi në Twitter, Abbott bëri të ditu se e e mori mesazhin që pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk po shuhet dhe duhet të bisedohet së bashku për të mësuar fatin e të pagjeturve.
“Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet që mora nga takimi im me të rinjtë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur”, ka shkruar Abbott.
Ambasadori i Britanisë së Madhe deklaroi e ka mirëprituar miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka kërkuar zbatim të shpejtë të saj.
“Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur. Familjet dhe shoqëria e gjerë në Kosovë dhe Serbi do t’i besojnë këtij angazhimi vetëm nëse qeveria e zbaton atë. Ndaj bëj thirrje për zbatimin e shpejtë të deklaratës me në qendër nevojat e familjeve”, ka shkruar Abbott./Arbresh.info/
The UK welcomes the commitment of Pres Vucic & PM Kurti to endorse the Declaration of Missing Persons. Families, & wider society in?? & ??will only trust this commitment if gov implement it. So I call for the quick impl\ of the decl/ with the needs of families at its heart. 2/2 pic.twitter.com/Q4hhDzBjbK
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) May 4, 2023
Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive dhe ev...
Kryeministri Rama uron besimtarët: Gëzuar Krishtlindjen!
KEK reagon: Punëtorët që protestuan për pagë mesatare 1.100 ...
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...