Operatori mobil Vala ka dal me sqarim rreth problemit që ka pasur në orët e mbrëmjes të së mërkurës dhe mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas këtij operatori, konsumatorët me parapagim (prepaid), kanë pasur vështirësi dhe u është pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimi e internetit për shkak të një problemi teknik të shfaqur në serverë, raporton Arbresh.info.
Sipas këtij operatori, ekipet teknike vazhdimisht kanë punuar për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm.
“Dje në orët e mbrëmjes dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, në njërin nga serverët tanë janë shfaqur disa probleme teknike, të cilat konsumatorëve tanë me parapagim (prepaid), u kanë krijuar vështirësi ose u kanë pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit. Ekipi ynë teknik, gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës gjashtë të mëngjesit. Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet. Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 04.05.2023
Njoftim për Media
Dje në orët e mbrëmjes dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, në njërin nga serverët tanë janë shfaqur disa probleme teknike, të cilat konsumatorëve tanë me parapagim (prepaid), u kanë krijuar vështirësi ose u kanë pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit.
Ekipi ynë teknik, gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës gjashtë të mëngjesit. Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet. Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet.
Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ju informojmë dhe sigurojmë se për t’i avancuar shërbimet tona, këtë vit po bëjmë investime serioze, rezultatet e të cilave priten të jenë më se të dukshme qysh gjatë pjesës së dytë të këtij viti.
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti