Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologu i tij kroat, Mario Banozic, kanë nëshkruar marrëveshje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Mehaj ka bërë të ditur se bashkë me Banozic kanë diskutuar për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cënim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, thuhet në komunikatë.
“Theksova dhe njëherë para ministrit Banožić se Kosova është falenderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana e shtetit kroat, ndërsa mbesim të përkushtuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit si dhe të deminimit”,ka thënë Mehaj.
Nga ana tjetër Banozic shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarr nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin se po ngriten kapacitetet ushtarake përmes blerjeve direkte shtet më shtet në përputhje me standardet e NATO-s.
Ndër të tjerash ministri Banozic garantoi mbështetje të pakursyer për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane. /Arbresh.info/

SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...