Trupat izraelite vranë të enjten tre palestinezë të kërkuar në lidhje me një sulm vdekjeprurës kundër izraelitëve.
Forcat izraelit hynë në zemër të qytetit të Nablusit në orët e hershme të mëngjesit dhe bastisën një apartament ku ndodheshin burrat, sipas një deklarate nga ushtria. Trupat dhe të dyshuarit shkëmbyen zjarr ndërsa tre burra u vranë, raporton ap.
Ushtria i akuzon burrat se qëndrojnë pas një sulmi të muajit të kaluar në një veturë pranë një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor që vrau një nënë britaniko-izraelite dhe dy vajzat e saj.
Ai tha se dy nga burrat, të identifikuar si Hassan Katnani, Maed Mitsri, ishin anëtarë të grupit militant Hamas. Personi i tretë i vrarë, Ibrahim Hura, raportohet se ishte operativ i lartë që kishte ndihmuar të dyshuarit e tjerë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre persona u vranë në luftime, por nuk i identifikoi.
Dhuna në Nablus vjen në një kohë veçanërisht të ndjeshme në rajon, disa ditë pasi një i burgosur i njohur palestinez, i cili po organizonte një grevë të gjatë urie për shkak të ndalimit të tij, vdiq në paraburgimin izraelit.
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq