Real Madrid është në bisedime të avancuara me Borussia Dortmundin për të nënshkruar mesfushorin anglez Jude Bellingham për më shumë se 100 milionë euro.
19-vjeçari, i cili iu bashkua Dortmundit nga Birmingham City në korrik 2020, ishte një nga lojtarët më të mirë të Anglisë në Kupën e Botës të vitit të kaluar.
Reali është i gatshëm të paguajë rreth 100 milionë euro për Bellinghamin, por Dortmundi mendohet se dëshiron 150 milionë euro, shkruan BBC.
Bellingham ka qenë i lidhur me disa nga skuadrat kryesore të Evropës.
Reali ka besim se mesfushori – i cili ka refuzuar një ofertë për të qëndruar në Dortmund – dëshiron t’i bashkohet atyre, por Manchester City është ende i interesuar.
Bellingham ka luajtur 40 herë për klubin e tij këtë sezon – duke shënuar 11 gola dhe duke regjistruar shtatë asistime./Arbresh.info/
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...