Banorët e fshatit Stakaj të Komunës së Pejës, sot kanë protestuar para Ministrisë së Ambientit.
Kryetari i këtij fshati, Isuf Lulaj ka thënë se arsyeja e protestës ishte për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, shkruan Arbresh.info.
Ai potencoi se kanë një burim të ujit në te cilën, Kuvendi Komunal i Pejës po tenton që ta dërgojnë nëpër fshatra tjera, kurse fshati i tyre ka mbetur pa ujë.
“Sot jemi dalë në protestë për të mbrojtur një burim të ujit që e kemi në fshatin Stakaj, të vetmin burim që e kemi. Kuvendi Komunal i Pejës në krye me kryetarin tentojnë ta dërgojnë nëpër fshatrat e tjera. I kanë mbuluar fshatrat e tjera, edhe pse ata kanë më shumë ujë se ne. Kanë interesa të tjera kurse gjysma e fshatit nuk ka ujë të pijshëm”, tha Lulaj.
Gjithashtu ata thanë se gjysma e fshatit nuk ka ujë fare dhe sipas tyre ne këtë projekt po punohet jashtëligjshëm për tre vite.
Ata thanë se të vetmen burim të ujit kanë disa rrjedha të vogla të cilat nuk janë të cilësisë së lartë.
“Që tri vite punohet jashtë ligjshmërinë këtë projekt, lënda është në gjyq tentojnë që dhunshëm ta përfundojnë këtë projekt. Janë thirrur një pëlqim që ua kanë lëshuar Ministria e Ambientit, tani kemi qenë në takim por nuk ata nuk kishin njohuri për atë. Ata thanë që na kanë lëshuar një pëlqim për vazhdim të këtij projektit kurse këta thanë që nuk është e vërtetë. Katër lagje janë në fshatin tonë dhe nuk ka ujë në tri lagje”, tha ai.
“Tani për tani e shfrytëzojmë një rrjedh të vogël që ndoshta dhe nuk është i pijshëm por nuk kemi zgjidhje tjetër, burimi është por nuk kemi pasur mjete me bo”, shtoi mes të tjerat Lulaj.
Ata sot kishin pasur takim me zëvendës ministrin Avni Zogiani, sipas Lulaj ka marrë premtime se do të hulumtojnë dhe do të merren më këtë çështje.
“Kemi fol por nuk e shkruar asgjë, ato fjalë ndoshta i merr era, por ata premtuan se do të merremi me këtë pëlqim sepse sipas tyre janë çuditur se si është lëshuar. E morëm obligim për ta hulumtuar këtë rast dhe do të bëjnë çmos për të diskutuar dhe me Komunën e Pejës”, tha ai në fund.
Sipas banorëve janë rreth 200 shtëpi të banueshme, ndërsa rreth 20 kanë ujë të pijshëm./Arbresh.info/
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...