Moti i nxehtë ka përfshirë Spanjën me temperatura që kanë arritur deri në 40 gradë celsius në një periudhë aspak të zakontë. Gjithashtu dimri kaloi me temperatura relativisht të larta dhe pa reshje të mjaftueshme, duke sjellë thatësira të mëdha.
Daily Mail ka publikuar pamje të rrënojave të një fshati, i cili është zbuluar pasi niveli i ujit ra ndjeshëm në liqenin artificial të Sant Roma de Sau të Katalonjës. Fshati u përmbyt rreth vitit 1960 kur u ndërtua një digë aty pranë. Kisha ishte e vetmja shenja e dukshme nga fshati, ndërsa me rënien e nivelit të ujit, tashmë i gjithë fshati antik është zbuluar.
Mediat shkruajnë se thatësira e jashtëzakonshme po kërcënon 6 milionë banorë të Barcelonës të mbeten pa ujë të pijshëm. Spanja ka kaluar 36 muajt e fundit me reshje të cilat kanë qenë në nivelin mesatar.

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit