Në kuadër të vizitës që është duke e realizuar në Kosovë, komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Stephen Osborn ka vizituar Gardën Kombëtare (GK) të FSK-së, për t`u njoftuar me kapacitetet ekzistuese që Garda ka në strukturën e saj.
Sipas njofitmit, gjenerali Osborn është pritur nga zëvendëskomandanti i GK-së, Kolonel Skënder Hoxha së bashku me stafin dhe e kanë njoftuar me misionin, detyrat dhe operacionet e njësive të Gardës Kombëtare.
“Gjatë vizitës Gjeneral Osborn ka ndjekur prezantimin e pajisjeve nga njësitë e deminimit, mbrojtjes kimike atomike biologjike dhe ato të kërkim-shpëtimit duke u informuar mbi detyrat, operacionet dhe sukseset e njësive në fjalë. Gjeneral Osborn ka vizituar po ashtu edhe Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim ku është ndarë po ashtu i kënaqur me sukseset e arritura nga këto njësi Gjeneral Osborn ka shprehur kënaqësinë e tij me sukseset e FSK-së, duke premtuar bashkëpunim të mëtutjeshëm drejt rritjes së kapaciteteve të FSK-së në fushën e reagimit në emergjenca”, thuhet në njoftim e FSK-së./Arbresh.info/
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...