50 kilogramë drogë të fshehura në kuti pastash dhëmbës ka kapur policia në Vietnam, me ç’rast ka arrestuar 65 persona.
Të dyshuarit kanë deklaruar se ishin punësuar për të transportuar 60 kilogramë pastë dhëmbësh, por nuk e dinin se brenda kishte ekstazi, ketaminë dhe kokainë, shkruan BBC.
Rreth gjysma e 327 kutive të pastës së dhëmbëve që stjuardesat po transportonin përmbanin drogë. Hetuesit thanë se të dyshuarit nuk ishin në dijeni të përmbajtjes së tyre dhe se aktualisht janë liruar me kusht.
Policia tha këtë javë se 65 të dyshuarit ishin arrestuar pasi zbuluan gjashtë ngarkesa të tjera narkotike që po kontrabandoheshin në Vietnam përmes së njëjtës rrugë.
Dyshohet se ata drejtoheshin nga i njëjti rrjet kontrabandë. Policia dyshon se i njëjti rrjet përdor shpesh shtetas vietnamezë që studiojnë dhe jetojnë në Francë për të sjellë drogë në vend.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt