Franca do të ketë gati trupat e zjarrfikësve dhe aeroplanët e saj ujëmbajtës më 1 qershor, një muaj më herët se zakonisht, për t’iu përshtatur zjarreve që kanë filluar më herët se në të kaluarën për shkak të ndryshimeve klimatike.
Një dimër jashtëzakonisht i thatë ka reduktuar lagështinë në tokë dhe ka ngritur frikën për një përsëritje të vitit 2022, kur 785 mijë hektarë u shkatërruan pas zjarreve në të gjithë Evropën – më shumë se dyfishi i mesatares vjetore për 16 vitet e fundit, shkruan Reuters.
“Vitin e kaluar ne patëm zjarre që në qershor, kështu që vendosëm … të mobilizonim trupat në maksimum dhe që avioni dhe trupat tokësore të jenë plotësisht gati më 1 qershor,” tha inspektori i përgjithshëm i sigurisë civile Francois Peny.
“Është një muaj më herët se në të kaluarën. Kjo është një shenjë shumë e qartë e ndryshimit të klimës”, tha ai.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha në fillim të këtij muaji, mes zjarrit të parë të madh të Francës këtë vit në kufirin me Spanjën, se vendi po shkonte drejt “një verë jashtëzakonisht të vështirë 2023, ndoshta po aq të vështirë sa vera 2022”.
Disa rrethe në Francën jugore kanë vendosur tashmë kufizime të ujit dhe instituti gjeologjik ka thënë se rezervat e ulëta të ujërave nëntokësore mund të paralajmërojnë një thatësirë edhe më të keqe këtë verë.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...