Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99.
Për të bashkëndjerë me terrin që familjarët e personave të pagjetur ndjejnë më shumë se 23 vite tashmë, në kryeqytet janë ndalur dritat për 5 minuta.
“Ne i`u falënderojmë shumë që i jeni bashkuar thirrjes sonë për solidaritet dhe besojmë që së bashku përçuam tek të gjithë një mesazh shumë të fuqishëm”.
“Ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë t’i kërkojmë e t’i kujtojmë të gjithë personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, deri sa ata t’u kthehen familjarëve dhe drejtësia të vihet në vend për ta dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftimin e IYHR-KS.
Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000./Arbresh.info/
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon