Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë.
“Vuçiq ishte ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviqit për ngjarjet në Kosovë dhe ai ende po vepron si ministër propagande. Edhe ky që foli para nesh, ka qenë dora e djathtë e Kasapit të Ballkanit që është përgjegjës për luftërat në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë”, është shprehur Gërvalla.
Më tej Gërvalla para asamblesë në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht ka thënë se “Daçiq është përgjegjës për vrasje, dhunime dhe që ai duhet të dalë para tribulanit për krime lufte”.
“Nga viti 1991-2000 ka qenë dora e djathtë e Millosheviqit dhe nuk ka pasur keqardhje, por përbuzje për viktimat”.
Gërvalla ka theksuar se Kosova është për paqen, andaj edhe pse ka përballë zyrtarë serbë si Vuçiq dhe Daçiq do të ulet të negociojë me ta.
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...