Policia e Kosovës sot rreth orës 14:30 ka identifikuar disa persona të dyshuar duke i sjellë në këmbë disa kuaj nga fshati Tanush Republika e Maqedonisë veriore, përmes rrugëve ilegale.
“Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës dhe AUV-i”
Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...